Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dëborës në
akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, në pjesën fundore të aksit Krujë-Sarisalltik me gjatësi prej 2 km rekomandohen
goma dimërore.
Gjithashtu në
akset e Dajtit, Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, pasi në disa zona ka edhe ngrica.
ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të reduktojnë shpejtësinë si edhe të pajisen me
goma dimërore dhe zinxhirë.
Reagimi
Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet borë shoqëruar me temperatura të ulëta.
Kontraktorët kanë bërë shpërnadrjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve, si në: Dedaj-Razëm-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Kuben Vasije, Tammare-Shkodër, Burrel-Klos-Peshkopi, Kukë-Has, Përrenjas-Kapshticë, ku qarkullimi vazhdon normalisht.
-Në
akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, në pjesën fundore të aksit Krujë-Sarisalltik me gjatësi prej 2 km rekomandohen
goma dimërore dhe përdoruesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave. Vazhdon puna me mjete borë pastruese.
-Në
akset e Dajtit, Qafë Priskë- Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, vende vende ka ngrica.
-Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me
goma dimërore dhe zinxhirë.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 09:49