Piolit i kthehet “çerja”, Ibrahimovic gati për “derbin”

Zlatan Ibrahimovic sipas të gjitha gjasave do të jetë në fushë në derbin e të dielës në mbrëmje ndaj Interit. Suedezi nuk ishte në dispozicion ndeshjen e kaluar dhe kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi ndaj Veronës. Mirëpo, tashmë Ibrahimovic do të rikthehet të stërvitet me grupin dhe duket se e ka marrë veten.

Sulmuesi ka qenë edhe një ogur i mirë për Milanin, duke qenë se skuadra i është rikthyer sukseseve me Ibrën. Kështu, Interi është i paralajmëruar për derbin e qytetit dhe tekniku Antonio Konte bën mirë që të marrë masat për të bllokuar lëvizjet e 38-vjeçarit në zonë.


Shtuar 6.02.2020 12:45