Bora zbardh edhe bregdetin shqiptar (FOTO LAJM)


Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të vendit gjatë ditës së sotme, ndërsa bora ka zbardhur edhe plazhin e Shëngjinit në Lezhë.
Pëlqej
Moti i ftohtë me temperatura të ulëta dhe reshje ka kapluar pjesën më të madhe të Shqipërisë, ndërsa në orët e natës bora është parë të zbardh edhe plazhet shqiptare.

Kështu, përveç problemeve që ka shkaktuar në disa akse rrugore të vendit gjatë ditës së sotme, bora ka zbardhur edhe plazhin e Shëngjinit në Lezhë.

Në disa foto të publikuara nga bashkia e këtij qyteti në rrjetet sociale shihen pamjet e mrekullueshme se si bora ka zbardhur zonën e plazhit. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2018, ora 23:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori