Bora, probleme ne veri te Shqiperise
Albeu.com
Rreshjet e debores kane shkaktuar probleme ne zonat veriore dhe verilindore te vendit. Ne Bulqize debora ka mberritur ne 25 centimetra ne qytete dhe deri ne 50 centimetra neper komuna.
Akset rrugore Bulqize –Peshkopi, Bulqize-Tirane dhe Bulqize–Kraste kalohen vetem me zinxhire nderkohe qe te bllokuara mbeten komunat Ostren-Trebisht, Klenje-Martanesh dhe shume fshatra perreth tyre.

Ne rrethin e Dibres qe prej nje muaji vazhdojne te mbeten te bllokuara fshatrat si Shqath-Bolac banoret e cileve ndodhen ne veshtiresi.

Mjeket e fshatrave perreth duhet te ecin me kilometra neper debore per t'u ardhur ne ndihme ndonje personi te semure.

Ne Tropoje reshjet e debores vazhdojne te mbajne te bllokuara shume fshatra te komunave te Lekbibajt,Margegajt e Tropojes se vjeter ku trashesia e bores arrin ne 80 centimeter.

Nderkohe ne qytetin e Bajram Currit trashesia e debores arrin ne 30 centimeter. Reshjet e debores kane perkeqesuar situaten edhe ne fshatrat e rrethit te Kukesit. Te bllokuara vazhdojne te mbeten rruget qe lidhin fshatrat e komunave te Arnit, Zapodit, Gryke Cajes me qytetin e kukesit ku trashesia e bores shkon nga 50 deri ne 70 centimeter.

Akset e tjera rrugore ne te gjithe zonen veriore jane te kalueshme me zinxhire.

Ndersa ne zonen juglindore te vendit reshjet e debores ndonese te shumta nuk kane shkaktuar bllokime te rrugeve. Ne Qafe-Plloce mesohet se ka patur bllokim te perkohshem te rruges pershkak te rreshkitjes se nje masivi dheu per te cilin eshte punuar per ta larguar.
Shtuar më 13/02/2010, ora 19:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori