BORA/ Përmirësohet qarkullimi, ja segmentet ku kalohet me zinxhirë
Ministria e Transportit nga komunikimi me Drejtoritë e Rajoneve, informon se situata e qarkullimit në akset kombëtare paraqitet si më poshtë: Në Rajonin Verior Shkodër ka përmirësim në qarkullimin e akseve të këtij rajoni. Shumë nga akset e Dibrës dhe Kukësit sot janë raportuar që qarkullohen pa zinxhirë ose pjesërisht pa zinxhirë. Në të gjitha akset, mjetet dhe punëtorët janë në gadishmëri për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës.

Në Rajonin Qëndror Tiranë: Ka përmirësim të qarkullimit në të gjitha akset e këtij rajoni. Vetëm segmenti Qafë Mollë - Bizë dhe Vilat Qeveritare - Antenat, qarkullohen me zinxhirë. Me kujdes duhet qarkulluar edhe në drejtim të Krrabës, e Sarisalltikut.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës qarkullohen me zinxhirë vetëm tre akse, Boboshticë - Dardhë, Korçë - Voskopojë dhe Ersekë - Leskovik.

Në Gjirokastër, ka disa segmente me zinxhirë, si Përmet - Çarshovë dhe Erind - Çajup. Në Vlorë, qarkullimi në Llogora kryhet pa zinxhirë.

Tiranë Segmenti Tiranë – Qafë Priskë, qarkullimi është pa zinxhirë. Segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë, i kalueshëm pa zinxhirë. Me zinxhirë qarkullohet vetëm në segmentin e fundit të këtij aksi Qafë Mollë – Bizë. Me zinxhirë qarkullohet edhe në segmentin Vilat Qeveritare – Antena Dajt. Aksi Tiranë – Tuneli Elbasan, qarkullimi pa zinxhirë. Është hedhur kripë. Në segmentin e Qafë Krrabës, kalohet me zinxhirë. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

Durrës- Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet me zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, për shkak të ngricave. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

Elbasan-Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, 5 tonë kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në segmentin rrugor Elbasan - Tuneli, Është bërë pastrimi dhe kriposja. Qarkullimi bëhet pa zinxhirë.

Në Elbasan – Gjinar, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave. Në aksin Librazhd – Steblevë, segmenti Lunik - Steblevë qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave.
Në segmentin Gramsh - Molla Grabovë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

Berat Aksi Berat – Gllave – Antena, rekomandohen zinxhiret. Nuk ka probleme për qarkullimin.Në aksin Berat – Çorovodë, po punohet për hedhjen e kripës nga kontraktori. Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Vlorë Në aksin Vlore– Palasë qarkullohet pa zinxhirë. Në Llogora kanë filluar rreshje shiu.
aksin Palasë – Sarandë, qarkullimi është pa zinxhirë.
Aksi Qafa e Dushkut – Kuç, qarkullohet me zinxhirë. Mjetet janë duke bërë pastrimin e aksit dhe hedhjen e kripës dhe skorjeve për shkak të ngricave.

Në të gjitha akset e Qarkut është punuar nga kontraktorët për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

Gjirokastër Në aksin Jorgucat - Muzinë – Sarandë qarkullimi është pa zinxhirë. Akset Gjirokastër – Kakavijë dhe Tepelenë – Gjirokastër qarkullohen pa zinxhirë. Po vazhdon puna në këto akse për pastrimin dhe hedhjen e kripës.

aksin Valare - Erind – Çajup, segmenti Valare – Çajup kalohet me zinxhirë. Segmenti Erind - Çajup me zinxhire.
Aksi Ura e Leklit – Këlcyrë - Përmet – Çarshovë – 3 Urat, qarkullohet me zinxhirë. Segmenti Ura e Leklit - Këlcyrë qarkullohet normalisht. Pjesa tjetër e aksit qarkullohet me zinxhirë.

Aksi Përmet – Çarshovë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica.

Korçë-Në këtë qark, qarkullohen me zinxhirë vetëm akset: Ersekë – Leksovik, Korçë – Voskopojë, K/Boboshticë – Dardhë.

Kontraktorët janë duke bërë pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica.

Fier- Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Lezhë-Në aksin Milot – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, por me kujdes, në segmentin Reps – Tuneli Thirrë, në të gjitha korsitë. Vazhdon puna pa ndërprerje me borëpastruese dhe fuqi punëtore.

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e tjera të këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

Kukës-Në aksin Bajram Curri – Valbonë, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.
aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

aksin Bajram Curri – Kam, vazhdon hedhja e kripës për shkak të ngricave. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, qarkullohet pa zinxhirë. Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje me borëpastruese dhe punëtorë.

aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Aksi Kukës – Ura e Zapodit dhe ka rreth 10 cm borë. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi pjesërisht pa zinxhirë.
Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam ka rreth 10 cm borë Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Vazhdon puna për pastrimin e aksit dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave.

aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, ka patur rreth 10 cm borë të re, që është pastruar. Mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat. Aksi është i hapur . Qarkullimi rekomandohet pa zinxhirë.

Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore. Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Të bëhet kujdes në akset ku ka prani të ngricave në rrugë.
Dibër Në aksin Kuben - Vasie, , qarkullimi rekomandohet pjesërisht me zinxhirë.

aksin Peshkopi - Qafë Drajë, mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur, qarkullimi bëhet me zinxhirë.
aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë ka rreth 30 cm borë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

aksin Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin deri në 20 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është I hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit - Steblevë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në aksin Qafë Bualli - Krastë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Është hedhur kripë për shkak të ngricave.

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka prani të ngricave në rrugë. Shkodër Në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen ka 30cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani të erërave të forta.

Aksi Qafë Laç – Koman është i hapur dhe qarkullohet me zinxhirë për shkak të ngricave. Po hidhet kripë nga kontraktori.
aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë vetëm në segmentin rrugor Qafë Shllak – Uji i Ftohtë (rreth 4 km). Pjesa tjetër e aksit qarkullohet pa zinxhirë.
aksin Qafë Mali – Fierzë, mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani erërash të forta.

aksin Koplik - Dedaj – Bogë, rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj – Vrith kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Bogë dhe Vrith – Razëm po bëhet hedhja e kripës për shkak të ngricave. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë .
aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, mjetet borëpastruese janë në punë. Segmentet Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë Arrëz 50 cm borë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në segmentin Q.Qelë - Pukë- F,Arrëz, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë. Te zbatohet sinjalistika rrugore.
Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka ngricë në rrugë. /albeu.com/

Shtuar më 13/01/2017, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori