E FUNDIT/ Mbyllen pjesët e para, kryesojnë Laçi dhe Teuta (VIDEO)
Bora në Korçë, autoritetet i bëjnë thirrje shoferëve që të përdorin zinxhirë
Dimri ka trokitur seriozisht tashmë në Shqipëri, duke ulur temperaturat dhe përkeqësuar motin.

Reshjet e shiut dhe të borës kanë vijuar edhe gjatë orëve të fundit në vendin tonë. Në rrugën e Dardhës trashësia e borës arrin deri në 5-8 cm.

Mjetet borë pastruese po punojnë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

Gjithashtu për shkak të motit të keq autoritetet vendase bëjnë thirrje shoferëve që nga km 7 deri tek i 13 të përdorin zinxhirë ose goma dimërore për mjetet e vogla.

Ndërsa në akset e tjera rrugore janë të kalueshme pa problem.
Shtuar më 26/01/2021, ora 08:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori