Luiza Gega kampione e Europës, Begaj: Frymëzim dhe përgjegjësi për ta mbështetur

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Luiza Gegën, e cila dje u shpall kampione e Evropës dhe vendosi rekord kontinental.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Begaj thekson se ky është frymëzim, por mbi të gjitha përgjegjësi për ta mbështetur në rrugëtimin e saj si krenari e Shqipërisë.

REAGIMI:

Bisedë emocionuese telefonike me kampionen tonë ????????, Luiza Gega.
Frymezim por mbi të gjitha përgjegjësi për ta mbështetur në rrugëtimin e saj si krenari e Shqipërisë!


Shtuar 21.08.2022 10:15