Berisha dhe Basha urojnë 32-vjetorin e themelimit të PD-së

Sot, Partia Demokratike feston 32-vjetorin e themelimit të saj.

Kreu i PD-së Sali Berisha, ka uruar ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike!

Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike njëherazi dhe pluralizmit politik në Shqipëri. #sb.”

Edhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar përvjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, shkruan: “Partia Demokratike ka lindur e re dhe do të mbetet e re, ka lindur europiane dhe do të mbetet europiane, ka lindur kombëtare dhe do të mbetet kombëtare, ka lindur mes sakrificash, e mbi sakrificat do të ngrihet më e fortë, ka lindur si shpresë e shqiptarëve për ndryshim dhe do të jetë sërish shpresa e tyre, ka lindur e madhe dhe do të bëhet edhe më e madhe, për Shqipërinë, për demokracinë.

Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike! Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë!”./albeu.com