Bora lë në terr Kukësin
Për shkak të një defekti në rrjetin shpërndarës të energjisë që vjen si pasojë e motit të keq, Kukësi dhe Hasi janë në terr të plotë.

Kështu, prej mesnatës së të dielës Kukësi dhe Hasi nuk furnizohen me energji elektrike. Shkak është bërë një defekt në rrjetin shpërndarës të energjisë, në sistemin e transmetimit të linjës 110 kw që vjen nga Fushë-Arrëzi, si pasojë e motit të keq.

Punonjësit e OST-së dhe të OSHEE-së ndodhen në terren për të rikthyer energjinë elektrike, pasi bëhet fjalë për një defekt të rëndë. Qarkullimi në rrugët rurale bëhet me zinxhirë. Të bllokuara janë komunat Arrën, Kalis dhe Grykë-Cajë. Rruga e Kombit, gjatë mesnatës së të dielës, ka patur vështirësi pasi reshjet e dëborës kanë qenë me intesitet të lartë, por situata është vënë nën kontroll pasi qarkullimi bëhet normalisht pa zinxhirë. /albeu.com/

Shtuar më 06/04/2015, ora 12:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori