Grusht shteti dhe ekzekutim, vjehrri i lojtarit të Real Madrid mes të arrestuarëve

Vjehrri i mbrojtësit të Real Madrid, David Alaba, ka qenë mes 25 të arrestuarëve që kërkonin të bënin grusht shteti në Gjermani dhe të “hiqnin qafe” kancelarin.

62-vjeçari Frank Heppner është një kuzhinier me emër në Kitzbuel të Austrisë, ku gjithashtu zotëron një restorant. Sipas “Bild”, hetuesit besojnë se Heppner ishte një anëtar i rangut të lartë të krahut ushtarak të grupit Reichsburger.

Këta persona të arrestuar dëshironon të përmbysnin shtetin modern demokratik gjerman dhe në krye të vendosnin një anëtar të një familjeje mbretërore gjermane si liderin e ri./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.12.2022 15:38