Këtë mëngjes Kukësi dhe Tropoja janë zgjuar të mbuluara nga dëbora.
Gjatë natës ulja e temperaturave ka bërë që të ketë
reshje te dendura
dëbore.
Ndërkohë sinoptikanët kanë paralajmëruar ulje të temperaturave në ditët në vijim. Kjo tregon se tashmë zyrtarisht kemi hyrë në stinën e dimrit.
Ndërkohë ARRSH në një postim në Facebook ka dhënë informacion mbi situatën e rrugëve në vend.
Kështu
akset Qafë Mali-Lajthizë, Qafshtamë-Kalimash, Qafë Mali-Fierzë dhe Kuben-Vasije ka pasur
reshje të pakta
dëbore pa shkaktuar
probleme në qarkullim.
“Është bërë pastrimi i rrugës dhe shpërndarja e kripës. Në të gjitha
akset e tjera nuk ka
probleme, qarkullimi vazhdon normalisht. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 12:09