Bora e pare per kete vit ne Prishtine
Pëlqej
Albeu.com
Moti i keq që ka pushtuar mbarë territorin e Shqipërisë nuk ka kursyer edhe Kosovën. Qytetarët e Prishtinës janë gdhirë me qytetin e zbardhur nga dëbora, e cila ishte e para për këtë vit.Rreshjet janë shoqëruar edhe me ulje të ndjeshme temperaturash ku më e ulta ka qenë 2 gradë dhe më e larta 12 gradë celcius. Vendkalimi kufitar Kosovë-Mali i Zi në rrugën Pejë-Rozhaje është i ndaluar për kamiona që nga ora 04:00 e mëngjesit të djeshëm, ndërsa autobusët dhe veturat mund të kalojnë me pajisjet dimërore. Rrugët dhe vendkalimet për në Shqipëri dhe të tjera janë plotësisht të kalueshme.
Shtuar më 23/11/2008, ora 17:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori