Bora bllokon plotesisht dhjetera fshatra ne verilindje te Shqiperise
Albeu.com
Dhjetëra fshatra në verilindje të vendit janë izoluar plotësisht nga bora që ka rënë gjatë ditëve të fundit, njoftojnë mediat e Tiranës. Situata më problematike paraqitet në rrethin e Matit, ku bora në komunën Macukull ka arritur në 60 centimetra.Rreth 2500 banorë të kësaj komune tashmë janë të bllokuar.
Ndërkohë, reshjet e borës të rëna gjatë natës kanë shkaktuar probleme edhe në rrethin e Dibrës. Në shumë fshatra në këtë komunë mungon energjia elektrike që prej mesnatës së shkuar. Në disa komuna të këtij qarku, si në Maqellarë dhe Shupenzë dhe Kalaja e Dodës, trashësia e borës ka arritur në rreth 1 metër.

Aksi rrugor Qafë Buall-Krastë, është i pa kalueshëm. Drejtoria e Emergjencave Civile po merr masa për të mbajtur situatën nën kontroll.
Shtuar më 01/02/2010, ora 18:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori