Bora bllokon fshatrat e Elbasanit, 3 mijë familje pa energji elektrike
I ftohti dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme të mëdha me furnizimin me energji elektrike të mjaft zonave të vendit.

Mësohet se më shumë se 3 mijë familje në fshatrat malore të bashkive të Elbasanit, Librazhdit dhe Prrenjasit kanë mbetur pa energji elektrike aktualisht për shkak të motit të keq.

Në këto rrethe, një numër i madh shkollash vijojnë të jenë të mbyllura për shkak të motit.

Probleme me shkollat janë raportuar edhe në Gramsh dhe Peqin ndërkohë që të gjitha shkollat e Librazhdit janë të mbyllura.
Shtuar më 11/01/2019, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori