"Bonusi i strehimit", ja kush përfiton
Qeveria në mbledhjen e saj të djeshme ka miratuar kriteret dhe procedurat për dhënien e bonusitstrehimit për disa kategori qytetarësh.

Ndryshimet në Ligjin për Programet Sociale të Strehimit parashikojnë si kategori përfituese të bonusitstrehimit fëmijët jetimë, personat me aftësi të kufizuara, familjet e policëve të rënë në detyrë, familjet rome, emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe punonjësit e Policisë së Shtetit.

Vendimi për miratimin e procedurave, kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusitstrehimit;

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1/1, të nenit 14, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave

Sipas vendimit u vendos;
1. Miratimin e procedurave, kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusitstrehimit nëpërmjet fondeve të buxhetit të shtetit, sipas shtojcës që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.

2. Përparësi në përfitimin e bonusitstrehimit, me fondet e buxhetit të shtetit, kanë kategoritë e përcaktuara në pikën 2, të nenit 24, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit”, të ndryshuar, si më poshtë vijon:

a) Personat me statusin e jetimit;

b) Personat me aftësi të kufizuar, të cilët trajtohen në mbështetje të vendimit nr.526, datë 6.8.2014, “Për kategoritë e personave me aftësi të kufizuara që trajtohen me përparësi nga programet sociale të strehimit”;

c) Familjet e policëve të rënë në detyrë;

ç) Familjet e komunitetit rom;

d) Emigrantët e rikthyer;

dh) Punëtori emigrant;

e) Punonjësit e Policisë së Shtetit.

3. Përfitues të bonusitstrehimit janë të gjitha njësitë e qeverisjes vendore që aplikojnë pranë ministrisë që mbulon çështjet e strehimit, bazuar në aplikimin e tyre për:

a) kërkesat e paraqitura për banesa sociale me qira;

b) mundësitë financiare të njësive të qeverisjes vendore;

c) listën e miratuar me vendim të këshillit të njësisë së qeverisjes vendore për familjet përfituese, me vlerën respektive financiare të bonusit.

4. Njësitë e qeverisjes vendore, të cilat paraqesin kërkesën për bonus strehimi pranë ministrisë që mbulon çështjet e strehimit, duhet të plotësojnë kriteret, si më poshtë vijon:

a) Nuk disponojnë në pronësi banesa sociale me qira ose, nëse ka të tilla, t’u jenë shpërndarë përfituesve;

b) Të argumentojnë se buxheti vjetor i tyre nuk është i mjaftueshëm për të financuar bonusin e strehimit;

c) Kanë mundësi të financojnë bonusin e strehimit, por pagesa që duhet të bëjë familja, për diferencën ndërmjet qirasë së tregut dhe vlerës së bonusit, kalon 30 për qind të të ardhurave të familjes.

5. Njësitë e qeverisjes vendore llogaritin vlerën e bonusitstrehimit që financohet nga ministria që mbulon çështjet e strehimit, bazuar në përcaktimet e nenit 15 dhe shtojcës B, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit”, të ndryshuar.

6. Njësitë e qeverisjes vendore, brenda datës 30 janar, të çdo viti, paraqesin pranë ministrisë që mbulon çështjet e strehimit kërkesat për bonus strehimi, sipas shtojcës A, të këtij vendimi, të shoqëruar me kostot financiare për çdo familje, si dhe listën e detajuar të familjeve përfituesve.

7. Ministria që mbulon çështjet e strehimit trajton kërkesat për bonus strehimi, të depozituara nga njësitë e qeverisjes vendore, në mbështetje të kritereve të përcaktuara në pikat 3, 4 dhe 6, të këtij vendimi.

8. Ministria që mbulon çështjet e strehimit financon bonusin e strehimit, të barabartë me diferencën ndërmjet qirasë minimale në tregun e lirë, bonusit të financuar nga njësia e qeverisjes vendore dhe qirasë së përballueshme nga familja, në rastet kur diferenca ndërmjet qirasë së tregut dhe vlerës së bonusit kalon 30 për qind të të ardhurave të familjes.

9. Ministria që mbulon çështjet e strehimit, brenda muajit mars, të çdo viti, planifikon fondet për vitin pasardhës, për bonusin e strehimit, bazuar në tavanet vjetore, të përcaktuara në projektbuxhetin afatmesëm, kërkesat vjetore të njësive të qeverisjes vendore si dhe përcaktimeve të nenit 14, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit”, të ndryshuar.

10. Ngarkohen ministria që mbulon çështjet e strehimit dhe njësitë e qeverisjes vendore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ndërkohë kujtojmë se vendimi hyn në fuqi, pas botimit në "Fletoren zyrtare". /albeu.com/
Shtuar më 30/12/2015, ora 08:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori