“Të lutem kthehu ti…”, i riu i kërkon Bashës të marrë sërish drejtimin e PD

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Tiranë gjatë mbasdites të të mërkurës.

Edhe pse Basha u përpoq ta largonte vëmendjen nga diskutimi i ditës për rikthimin e tij të mundshëm në krye të PD, kjo pjesë nuk ngeli pa u prekur gjatë takimit.

Një nga të rinjtë i kërkoi Bashës që të rimerrte drejtimin e Partisë demokratike, pasi tek ai shihnin zgjidhjen për të ardhmen.

Por Basha tha se nuk ishte sot për të nisur ndonjë fushatë, por për të folur me të rinjtë për hallet dhe problemet që i shqetësojnë ata.

Unë nuk kam nisur ndonjë fushatë. Ju falenderoj për mbështetjen dhe suportin ndaj meje, por dua që këtu të jemi të relaksuar dhe të flasim për problematikat me të cilat përballen të rinjtë. Dua t’i rikthehem edhe një herë te arsyeja se përse nuk dolën më shumë të rinj për të votuar? Mungesa e alternativës. Pse arritëm këtu?

Me aq sa e ndoqa unë fushatën, fushata vetëm ofertë nuk ishte. Ishte tallje, zhurmë, tallava por jo ofertë. Politika na është kthyer në një shfaqje që ka qëllimin të zbavisë. A mundet politika e cila është instrumenti i vetëm i zhvillimit të kthehet në tallave? Si do I zgjidhim ne problemet e vendit nëse gjithçka e kthejmë në një shfaqje? Ka kohë që nuk flitet për hallet dhe problemet e njerëzve”, -tha Basha.


Shtuar 24.05.2023 17:40

Tags: , ,