Bonuset e 5 HEC-eve, shfuqizohen vendimet e qeverisë Berisha
Pëlqej
Ministria e Energjisë shfuqizon vendimet e mëparshme të qeverisë Berisha për miratimin e bonuseve për 5 HEC-et. Në njoftim të ministrisë në energjisë thuhet se me propozim të Ministrit Damian Gjiknuri, Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar vendimet e mëparshme të Këshillit të Ministrave për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve Selca 2 dhe Mesmal, Gjergjovinë”,Viliq, Kolosjan dhe Kalivar.



“Anulimet e procedurave të këtyre koncesioneve janë kryer, për shkak të aplikimit të gabuar të bazës ligjore, mosrespektimit të afatit kohor për dorëzimin e ofertave dhe mos respektimin e afatit të ankimimit të operatorëve të pakënaqur. Për tre rastet e mësipërme, Ministri Gjiknuri ka urdhëruar analizimin e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore ndaj personave përgjegjës” thuhete në njoftimin e ministrisë. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori