Policia me “dorë të hekurt”, arrestohen gjashtë persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, 2 prej tyre të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 32 vjeç, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në bulevardin “Zhan Dark”, duke qarkulluar me një biçikletë të vjedhur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 42 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 29 vjeç, pasi në rrugën “Anton Mazreku”, ka kanosur dhe ka përndjekur në mënyrë sistematike ish të fejuarën e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit në kërkim H. L., 43 vjeç, pasi në banesë, në Linzë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish-bashkëshortes.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë u bë ndalimi i shtetasit K. H., 40 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. D., 20 vjeç, pasi tek rrethrrotullimi i Saukut, është kapur në flagrancë duke drejtuar çiklomotorin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 26.06.2020 12:38