Bonino takon Bushatin: Mbështetje për integrimin
Ministrja e jashtme italiane Emma Bonino rikonfirmoi sot mbështetjen që vendi i saj jep për Shqipërinë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin Ditmir Bushati, kryediplomatja italiane u shpreh se e njeh prej kohësh Shqipërinë pasi në pozicionin që ka mbajtur ka pasur mundësinë ta vizitojë vendin tonë. Ndërkohë që ministri shqiptar vleresoi marredheniet shume te mira mes vendeve dhe nevojen per thellimin e tyre.


“Patem shkembim pikemapjesh dhe dakordesi të plote për mbështetjen që Italia i ka dhene vendit tone për në NATO dhe integrimit në BE. Kemi nevoje për një qendrim më të centralizuar mes dy qeverive dhe per ambicjen tone për të avancuar në kandidimin në BE në të cilen Italia ka qenë mbeshtetje e plote”- tha Bushati.

Ministrja e jashtme italiane do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori