"Bomba" e Metës: Rama arriti të manipulonte shumë ndërkombëtarë, por...
Duke folur nga studio e emisionit “Debati ne Channel One”, te gazetarit Roland Qafoku, Presidenti i ardhshëm i vendit Ilir Meta ne përgjigje te pyetjes se çfarë ka ndodhur mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, ka bere nje deklarate te forte, kur tha se Rama arriti te manipulonte shume nderkombetare ne lidhje me reformen ne drejtesi.

“Problemi i zotit Rama eshte se nuk e di cfarë kërkon dhe se cfarë do të bëjë në këtë vend, të jesh kryeminister s’do të thotë të jesh pronar i vendit dhe të bësh ç’të duash me institucionet, demokracinë dhe votën e qytetarëve. Kjo është një marrëzi se s’është projekt, vizion. Qëndrimi i LSI në dy momente kyce ishte reforma në drejtësi, Rama donte të bënte pa opozitën, kapjen e plotë të sistemit të drejtësisë, arriti të manipulonte dhe shumë ndërkombëtarë por dështoi, për shkak të paaftësisë së opozitës. Synonte edhe shpërbërjen e opozitës në parlament, shumë deputetë ishin përpunuar do te votonin per reformen ne drejtesi dhe për ta shpërbërë PD.

Natyrisht unë s’e bëra për PD por për hir të demokracisë në vend dhe në rast se kjo do te ndodhte Shqipëria do kishte hyrë në krizë dhe do kishim pas probleme të jashtëzakonshme me procesin e integrimit evropian.

Ai vetë donte zgjedhje pa opozitën, pavarësisht se opozita kishte qëndrimin e saj për zgjedhjet ekstremale ai i provokonte në mënyrë të vazhdueshme se nuk donte zgjedhje me opozitën. Pasi dështoi skenari i Ramës për të bërë zgjedhje pa opozitën, i bëri ftesë kreut te opozites, kanë bërë marrëveshje për të zgjidhur hallet e tyre e jo për të kontribuar për standaret më të larta të cështjeve të interesit të shqiptarëve.

Kjo marrëveshje duhet të bëhej në tryezën e partive qe e thirren dhe duhet të ishte transparente, s’duhet të cënonte as kushtetutën as kodin zgjedhor as mundësine e koalicioneve. Kjo marreveshje ishte me idenë për të luftuar partitë e tjera, përvec LSI që nuk dëmtohet nga kjo”. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2017, ora 23:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori