Bomba e gazetarit: Në Bularat ishin tre grekë të masakrës së Peshkëpisë
Pëlqej
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë shumë të fortë këtë mbrëmje në Opnion.

Ai ka thënë se tre pjesëtarë të forcave komando greke që shkaktuan masakrën e Peshkëpisë, ishin në Bularat ditën kur u varros Kacifasi.

Ngjarja e Peshkëpisë:

Më 10 prill një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. K

omandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë.

“Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin.

Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”.

Nën këcënimin e armëve maskat që flisnin greqisht duke përmendur Vorio Epirin, i mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër.
Shtuar më 12/11/2018, ora 23:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori