Formacionet zyrtare Napoli-Roma, Mourinho në kërkim të zonës Champions

Pas pak do të luhet një sfidë interesante midis Napolit dhe Romës.

Ndeshja pritet të premtojë spektakël dhe gola, pasi të dyja ekipet janë ofensive dhe kërkuese. Napoli kërkon të vazhdojë rrugën e Scudettos, ndërsa Roma zonën Champions. Napoli ndodhet aktualisht në vendin e tretë me 66-të pikë, ndërsa Roma në vendin e pestë me 57-të pikë.

Formacionet zyrtare:

Napoli (4-3-3) – Meret; Zanoli, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Lobotka, Fabian Ruiz; Lozano, Osimhen, Insigne. Trajneri: Spalletti.

Roma (3-4-2-1) – Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Oliveira, Zalewski; Zaniolo, Pellegrini, Abraham. Trajneri: Mourinho./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.04.2022 18:06