Bomba artizanale që alarmoi Vlorën, cilat janë dyshimet e para
Eksplozivi i vendosur mbrëmjen e djeshme në lagjen Pavarësia në Vlorë, në zonën pranë Pallatit të Kulturës është rreth 200 gram e vendosur me telefon.

Mësohet se lënda plasëse është e llojit tritol e përgatitur në mënyrë artizanale.

Grupi hetimor ka marrë kamerat e pallatit të Kulturës si dhe disa biznese përreth. Mësohet se policia nuk e ka ende të qartë nëse lënda plasëse i ka rënë ndonjë makine në ecje apo i është vendosur në afërsi të ndonjë makine të parkuar.

Grupi hetimor po kontrollon lëvizjet e personave të ndryshëm në atë zonë ku u gjet pakoja për të shkuar te autorët që mund të kenë vendosur lëndën plasëse si dhe shënjestrën.
Shtuar më 14/10/2020, ora 08:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori