Bollano: Do të fitoj sërish në Himarë!
Vasil Bollano
Kryebashkiaku në detyrë i Himarës Vasil Bollano deklaroi se kush punon edhe gabon. Sipas tij raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit vërtet ka vënë re disa probleme financiare por se është bërë një kontroll i veçantë dhe specifik e ka gjetur disa probleme por për të cilat do të merret prokuroria e cila është e vetmja që ka juridiksionin për këtë çështje.

Në një intervistë për tv“Ora News” Bollano deklaroi se ka marrë pafajësinë me vendim të Gjykatës së Apelit sa i takon çështjes së tabelave në gjuhën greke. Bollano këmbënguli se në Himarë janë bërë investime nga zeroja që kur e ka marrë mandatin e parë si kryebashkiak.
Shtuar më 19/03/2011, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori