"Boll u zgërdhitë", deputetët qeshin kur Gjuzi bën shpjegim teknik për tërmetin
Deputeti Kujtim Gjuzi, kryetar i Partisë Konservatore ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend ku ka kërkuar që deputetët të dhurojnë pagën e tyre për të prekurit nga tërmeti.

Vetë Gjuzi tha se do ta dhuronte pagën e tij ndërkohë që ka qenë i ashpër me koleget e PS të cilët nuk e fshehën të qeshurën kur Gjuzi fliste për arsyet pse erdhi tërmeti.

Sipas Gjuzit, zona ku u regjistrua goditja eshte vija bregdetare e Lalzit e cila tha ai eshte mbingarkuar me ndertesa.

“Ne mbajtëm një minutë heshtje, por une kam nje pyetje, ishte tërmet natyror apo artificial?

Pse është artificial?

Sipas neve që kemi studiuar në universitetin bujqësor në sizmik, bllokimi i vijës bregdetare nga betoni sidomos në Lalz nis kur Meta ishte kryeminister dhe një biznemen që vazhdon të ndërtojë atje.

Një muaj më parë kam dalë në Lalz dhe kam thënë pse vazhdoni të betonizoni këtë zonë, që është kënetore deri në grykëderdhjen e Ishmit? Lumenjte Erzen, Lana dhe të gjithë këto bashkohen në atë që quhet gropa e zezë me të vjetrën.

Unë jam 60 vjec, kryeministri është 55 ndoshta se di mirë por ajo ishte zona ku shkarkojnë të gjitha prurjet e reshjeve ne 60 dite.

(Nderkohe qe Gjuzi bente kete shpjegim disa deputete te mazhorances qeshnin dhe ai iu drejtua kryeministrit Rama qe ishte i pranishem ne ato momente ne salle:

Zoti kryeminister e ke injorant disa deptuete mundohui mos i vesh ministra në 2021″).

…Këto prurje të vargmalit sjellin atë që quhet zona e përmbytur albanoopolis, ju që s’keni studiuar mirë, shkoni shifeni cik.

Ne jemi në zonën qendër mbajtëse të minierës së kasharit, Vallias dhe Manzë, i gjithë ky ka poshtë qymyre dhe këto sjellin atë që quhet llorbë.

E gjitha zona poshtë ka krijuar një digë me 4 m thellësi.

Shkoni drejtohni sizmollogëve po ku keni kohë ju me studiu, ju e keni mendjen të bëni ndonjë PPP të merrni ndonjë lekë.

Ju vjen për të qesh se s’ju ka vdek njeri në shpi se i keni vilat këtj nga kodrat, ju lutem shumë mos u zgerdhini, boll u zgërdhitë.

Zoti kryeminister unë do ju kërkoja të jeni non stop me qytetarëet, në pallatet me tulla silikat që ranë atje e kishit sinjalin, por presidenti paska parashikuar që do vijë tërmeti
i bëj pyetje presidentit të tha dikush? Takove dikë në Athinë?

I tha Ramës bëj gati buxhetin? Po ti e di zoti President si shkjnë llogaritë e qymyreve poshtë kur mbushen me uje se je ekonomisht.

Megjithate ju garantoj qytetareve që s’mundet më në këtë pellg të ketë tërmete të kapin 6.1 rihter, qytetarët s’duhet ta lëshojnë më vendin por të gjithë bashkë me kryeministrin ju them propozoj rrogën time në janar në dt 3 do e coj për viktimat”.
Shtuar më 05/12/2019, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori