Bojkotohet mësimi edhe në Korçë, studentët sfidojnë temperaturat
Pas studentëve të Tiranës edhe studentët e Universitetit “Fan Noli” të Korçës, kanë vendosur të bojkotojnë procesin mësimor.

Dhjetra studentë të qytetit juglindor u grumbulluan tek korpusi universitar dhe vijojnë të qëndrojnë aty në shenjë proteste, pavarësisht temperaturave shumë të ftohta.

Studentët duket se janë të vendosur për të vijuar protestën, në forma të ndryshme, deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

“Nuk do t’u kthehemi auditorëve, kërkesat janë plotësuar pjesërisht. Ka përpjekje për të përçarë protestën dhe blerë studentët, por shumica e tyre janë në mbështetje të kërkesave të artikuluara nga të gjitha Universitetet”, shprehen disa prej tyre. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2019, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori