Bojkoti, shtohen zërat kundër Bashës brenda PD-së
Pëlqej
Disa deputetë të Partisë Demokratike nuk e kanë pritur mirë vendimin për bojkotimin e parlamentit. Një prej tyre është Igli Cara, i cili del kundër vendimit të Bashës për të qendruar jashtë parlamentit.


“Kushtet e vendosura dhe të bëra publike nga z.Basha, në pereceptimin tim, krijojnë premisa, por për garanci në një shtet “alla Rama” vështirë më duket. Opozitarizmi ynë, format dhe përmbajtja e tij , në mendimin, nuk duhet dhe s’mund të na shkojë ndërmend të na garantohen nga Rama. Kushdo prej nesh që mandatin e deputetit e ka për herë të dytë, ndjen në takimet me qytetarët, të rinjtë dhe intelektualët, që kjo mungesë ballafaqimi në komisionet apo në sallën e Parlamentit krijon një lloj dyzimi dhe shkëputje në komunikimin politik dhe veçanërisht në përcjelljen e mesazheve politike, në pasqyrimin e plotë të asaj që ndodh dhe sidomos ndaj reformave shumë të rëndësishme që kanë kaluar pa u kuptuar qartë,” thotë ai për “Panoramën”.

Cara thotë megjithatë, se PD nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet vendore. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori