DETAJET/ Tërmeti “lëkund” Maqedoninë e Veriut

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter dhe intensitet IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane është regjistruar në Maqedoninë e Veriut në orën 18:31.

Sipas burimeve, tërmeti është regjistruar 120 km në juglindje të Shkupit, e cila buron nga epiqendra e zonës kufitare Pehçevë-Kresnë dhe është ndjerë nga qytetarët e Dellçevës, Berovës e Pehçevës.

Kujtojmë se lëkundje të tokës janë regjistruar edhe gjatë mëngjesit të sotëm dhe mbrëmjes së djeshme./albeu.com/