Bojkoti i maqedonishtes detyron Todorovin te terhiqet nga vendimi
Albeu.com
Bojkoti që gati një javë po i bëhet mësimit të gjuhës maqedonase nga klasat e para në gjuhën shqipe, ka detyruar ministrin e Arsimit Nikolla Todorov, të tërhiqet nga ky vendim.
Todorov, i cili deri dje i mbyllte të gjitha dyert për rishikim të vendimit të tij, sot ka ndryshuar mendje. Sipas Todorovit, tani ekspertët do të thonë fjalën e fundit rreth vendimit të tij të mëparshëm që maqedonishtja të mësohet nga klasa e parë edhe për nxënësit shqiptar.

Ai shtoi gjithashtu se do të kërkojë mendim nga ekspertë juridik, për kushtetutshmërinë e këtij vendimi.

Ndërkohë, deri në zgjidhjen e kësaj çështje, nxënësit shqiptar të klasave të para vazhdojnë bojkotin e mësimit të maqedonishtes.
Shtuar më 25/01/2010, ora 01:17
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori