I vihet tritoli një banese në Durrës
Bojë, miell e vezë, me çfarë janë goditur politikanët shqiptarë (FOTO LAJM)

Populli shqiptar, shpeshherë i gjendur i papërfaqësuar, i zhgënjyer dhe i gënjyer, ka ndjerë nevojën që ndjesitë t’i shprehë nëpërmjet gjesteve që shkojnë përtej fjalëve dhe dialogut.

Është në fakt sigurisht një formë proteste e huazuar nga jashtë, por që ia del më së miri të shprehë revoltën popullore.

Miell, vezë, bojë, salcë janë hedhur kundër politikanëve tanë dhe madje përvec ushqimeve, edhe çizme apo televizorë.

Rama mban fronin e sulmeve të cuditshme pasi vetëm në Kuvend është qëlluar me vezë, miell, çizme, bojë dhe njëherë madje është tentuar të qëllohet me një televizor.

Bujë gjithashtu bëri edh sulmi që i bënë gjatë një konference ish-ministres së Arsimi Lindita Nikolla me salcë nga një studente.

Edhe Veliaj nuk ka shpëtuar pa u sulmuar, pasi kanë tentuar ta qëllojnë me vezë, por ia ka dalë që të mos e prekin.

Ndërkohë ngaqë kanë qenë pranë Ramës janë bërë pis Spiropali me pak bojë dhe Bushati me miell. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 21:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori