Institucionet e sigurisë së Kosovës nuk kanë lejuar dje hyrjen në Kosovë të Goran Bogdanoviq ministër i të ashtuquajturës “Ministri për Kosovë e Metohi” në qeverinë e Serbisë.Policia e Kosovës ka thënë se Bogdanoviqit nuk i është lejuar hyrja për shkak të deklaratave të tij nga e kaluara me të cilat ai ka nxitur urrejtje midis serbëve dhe shqiptarëve duke mbështetur strukturat paralele serbe në Kosovë.
Shtuar më 28/05/2009,
ora 16:49