Tragjike! COVID-19 u mori jetën 4 pjestarëve nga kjo familje

Një nënë dhe tre fëmijët e saj në Nju Xhersi kanë humbur jetën pasi ishin infektuar nga koronavirusi.

Ndërkohë, dhe tre të afërm të tjerë janë në spital, pasi ishin mbledhur së bashku për një darkë familjare.

19 anëtarë të familjes tani janë izoluar, sipas përfaqësuesit të familjes Paradiso Fodera, dhe kanë pritur gati një javë për të mësuar rezultatet e testeve të tyre për Covid-19, shkruan Ora neës.

“Pse anëtarët e familjes që nuk janë shtruar në spital nuk kanë rezultatet e testit? Kjo është një krizë e shëndetit publik,” i tha zonja Fodera CNN. “Pse duhet që atletëve dhe personave të famshëm pa simptoma t’u jepet përparësi ndaj një familje që është shkatërruar nga ky virus?”

Deri më tani në SHBA janë regjistruar 218 viktima dhe 14,373 të infektuar me Covid-19.


Shtuar 20.03.2020 15:16