Bogdanovic: Mos u perleshni me Policine e Kosoves
Albeu.com
Pas përleshjes midis qytetarëve serbë dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Kërmjan të Ulët të Gjilanit, i ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, iu ka bërë apel serbëve të Kosovës t’iu shmangen përleshjeve me Policinë e Kosovës dhe problemet t’i zgjidhin me rrugë paqësore.Bogadanoviq, i paralajmëroi serbët se me dhunë nuk mund të zgjidhet problemi i ndërprerjes së energjisë elektrike
Apeli i Bogdanoviqit vjen pas përleshjeve të mbrëmshme mes protestuesve serbë që kishin bllokuar rrugën magjistrale Gjilan - Bujanoc dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët natën vonë (rreth orës 23:00) ia dolën ta vënë gjendjen nën kontroll, duke arrestuar edhe 5 protestues të dhunshëm.
Shtuar më 11/05/2009, ora 18:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori