Bogdanovic: EULEX-i, nen presionin e shqiptareve
Albeu.com
Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç ka deklaruar se misioni EULEX është i detyruar të zbatojë planin gjashtëpikësh të lejuar nga Kombet e Bashkuara.
Në një intervistë dhënë për mediat serbe, Bogdanoviç u shpreh se nuk është i befasuar me deklaratën e zëdhënësit të EULEX-it, Victor Reuter, sipas së cilit, marrëveshja për planin gjashtëpikësh mes Beogradit dhe OKB-së, është çështje politike me të cilën do të merren autoritetet në Beograd,të Prishtinë dhe shefi i UNMIK-ut, Lambert Zannier. Bogdanoviç ka shtuar se një deklaratë e tillë sigurisht buron nga presioni i cili është bartur tek EULEX-i nga shqiptarët, por shtoi se Beogradi "nuk do të pranojë interpretime të ndryshime për gjëra të qarta që janë dakorduar në OKB". Ndërkaq EULEX-i zotohet se do të ketë vetëm një sistem të sundimit të ligjit, duke nënkuptuar fundin e strukturave paralele serbe të vendosura në veri dhe në enklavat serbe. "në po punojmë për arritjen e vendosjes së sistemit të drejtësisë dhe për EULEX-in është e qartë se duhet të ketë vetëm një sistem të sundimit të ligjit funksional në Kosovë. Premtime për shpërbërjen e strukturave paralele serbe në veri janë dhënë edhe më parë nga zyrtarë të UNMIK-ut, por këta të fundit janë arsyetuar se për hir të ruajtjes së qetësisë, kanë toleruar funksionimin e këtyre strukturave, të cilat janë më të fuqishme në veriun e Kosovës.
Shtuar më 16/12/2008, ora 17:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori