Bogdani: Rama po përgatit vjedhjen e 250 milion eurove
Pëlqej
Deputeti i Partise Demokratike Gerti Bogdani akuzoi kryeministrin Rama për emërimet e fundit në disa drejtori të rëndësishme. Në një deklaratë për mediat, Bogdani u shpreh se me këto emërime Rama po përgatit vjedhjen e 250 milion eurove.

“Shqiptarëve u kujtohet me siguri se kur Edi Rama emëroi këshilltarët e tij, ai i mbushi mediat me meritat e tyre. Opinioni publik u ushqye për ditë të tëra me lëvdatat e kryeministrit për arritjet e mëdha rajonale e botërore të stafit që kishte përzgjedhur. Këto ditë Edi Rama ka emëruar drejtuesit e institucioneve që menaxhojnë paratë dhe pasuritë e shqiptarëve, por nuk ka belbëzuar as edhe një fjalë rreth tyre. Cilat janë meritat, përvojat dhe ekspertizat e këtyre individëve?. Kryeministri ka emëruar në heshtje drejtuesin e doganave. Asnjë fjalë për drejtuesin e tatimeve. Asnjë fjalë për drejtuesin e Albpetrolit. Heshtje për drejtuesin e lojërave të fatit. Asnjë fjalë për drejtuesit e inspektoriateve. Asnjë fjalë për drejtuesit e agjencive të rëndësishme. Asnjë fjalë për drejtuesin e QSUT. Pse kjo heshtje për emërimet e këtyre individëve që kanë marrë në dorë fatet e shërbimeve, pasurive dhe parave publike? Kush janë drejtuesit që do të menaxhojnë qindra miliona euro në vit? Pse publiku nuk paska asnjë të drejtë, sipas Edi Ramës, të dijë se cilët janë këta?”, tha Bogdani.

Sipas tij, me këto emërime Rama po përgatit vjedhjen e 250 milion eurove. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori