Bogdani: Rama nuk fitoi!
Pas deklaratës së kreut të PS-së, kaq reaguar deputeti i Partisë Demokrtike Gerti Bogdani duke thënë se pritja për shpalljen e rezultatit është bërë me qëllim për t’u lexuar qartë vullneti i qytetarëve.

“Ai mendon se koalicioni i drejtuar nga partia e tij, fitoi zgjedhjet lokale, në një kohe kur 140,000 votues më shumë mbështetën koalicionin e Partisë Demokratike. Ai e konsideron kanibalizëm elektoral numërimin e votave kur në të vërtetë, kanibalizëm është të shmangësh numërimin e tyre. Ai mendon se mund të falenderojë komunitetin ndërkombëtar dhe në të njëjtën kohe të gënjejë mbi deklaratat e tyre pa e vënë re askush”.

Bogdani ka thënë gjithashtu se ndërkombëtarët nuk kanë thënë gjë që fletat nuk duhet të numërohen.
“Partnerët ndërkombëtarët nuk kane thënë për asnjë moment se fletët e gjetura jo në kutinë e duhur nuk duhet të numërohen si dhe kanë qënë shumë të qartë në deklaratat e tyre se nuk ka patur asnjë formë manipulimi të votës. Në të vërtet, dje, Ndihmës Zëvëndës Sekretari i Shtetit Amerikan, Tomas Kantrimen, qartësisht deklaroi se këto janë zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë në vendin tone.
I tërë komuniteti ndërkombëtar, ka thënë vazhdimisht të njejtën gjë, gjatë gjithë këtij proçesi. Proçesi normal ligjor, i cili qëndron në themel të çdo shteti demokratik duhet të vazhdojë dhe të gjitha palët duhet të respektojë vendimin e dale në përfundim të tij. Sot, Edi Rama u pyet nëse do të dëgjonte thirrjen e z. Kantrimen për të respektuar rezultatin e këtij procesi ligjor. Edi Rama nuk iu pergjigj kësaj pyetje. Në të vërtetë, heshtja e tij flet më shumë se çdo përgjigje që ai do mund të artikulonte”.

Deputeti Bogdani ka ritheksuar edhe njëherë se PD-ja kërkon që çdo votë të numërohet.
“Qëndrimi i Partisë Demokratike është i qartë: Ne kërkojmë që çdo votë të numërohet. Ne kërkojmë që demokracia te respektoje zërin e çdo qytetari si kusht themelor i funksionimit të një shteti demokratik dhe ligjor. Ne e respektojmë proçesin ligjor dhe kërkojmë që ky proces të vazhdojë si dhe do presim ne qetesi per te pranuar cdo rezultat te dale prej tij.

Cdo ankese e ngritur nga Edi Rama, në nje vend demokratik, duhet të ndjekë një proces të rregullt ligjor. Por Edi Rama nuk dëshiron te ndjeke udhezimet e qarta të bëra nga cdo anetar i komunitetit nderkombetar duke kanalizuar cdo ankese te tij nepermjet nje procesi te rregullt ligjor”, tha ai. /albeu.com/



Shtuar më 26/05/2011, ora 19:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori