Bogdani zgjidhet President i IYDU: Të rinjtë, forca e vërtetë e çdo demokracie
Pëlqej
Gerti Bogdani, kryetar i Forumit Rinor të PD-së është zgjedhur President i Organizatës Botërore të Forumeve Rinore të Qendrës së Djathtë, një organizatë e themeluar nga Margaret Thatcher. Sipas burimeve zyrtare të PDSH-së, zgjedhja e deputetit Gerti Bogdani si President, ka ardhur pas një angazhimi intensiv personal dhe të FRPD-së në aktivitete ndërkombëtare, duke marrë një rol aktiv në takimet e organizuara nga IYDU dhe duke ngritur lart imazhin e të rinjve shqiptarë, në arenën ndërkombëtare.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Bogdani ka thënë: “IYDU është një organizatë dhe një familje e hapur për të gjithe forumet rinore të qendrës së djathtë, të cilët promovojne vlerat e demokracise dhe lirisë në botë.

Ne kemi treguar deri më sot se mund të jemi në pararojë të reagimit dhe angazhimit edhe në vendet me konfliktet më të veshtira, dhe jam i sigurt që do të vazhdojme ta bejmë këtë edhe në të ardhmen, atje ku demokracia është në rrezik dhe ku duhet të zhvillohet. Të rinjtë janë forca e vërtetë e çdo demokracie”. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori