Bogdani: Fazlliç nuk ka shkelur asnjë ligj
Albeu.com
Partia Demokratike reagoi ndaj deklaratave të shefit të opozitës, sipas të cikave qeveria kishte lidhje me biznesmenin nga Bosnja Domir Fazlliç.Zëdhënësi i Partisë Demokratike Gert Bogdani, deklaroi se Damir Fazlic dhe çdo biznesmen tjetër, vendas apo i huaj, ka qenë dhe është i lirë që në përputhje me rregullat e vendit të ushtroi biznesin e tij.

“Partia Demokratike informon shqiptaret se Fazlic ka denoncuar në mënyrë të përsëritur si përpjekjet e Edi Ramës dhe ofertat e tij për të bashkëpunuar me të, ashtu edhe implikimin e ndonjë bashkëpunëtor të heshtur te z. Rama në afera të dyshimta dhe trafiqe rajonale”- theksoi Bogdani në deklaratë, ndërsa ka shtuar Fazlic në asnjë rast nuk ka kërkuar dhe nuk patur asnjë lloj përfitimi nga fondet apo asetet publike të vendit

Bogdani përfundoi se alarmimi i Edi Ramës dhe histeria e akuzave të janë thjeshte përpjekje e dështuar për të vendosur ne harresë lidhjet e tij të tmerrshme me eksponentët e grupeve më të rrezikshme të vendit me të cilët ndante trofetë, intimitetet dhe shume e shume akte të tjera nga të cilat ai nuk mund të shpëtojë ndonjëherë.
Shtuar më 07/10/2008, ora 16:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori