Bode: Thirrjet e Rames jane destabilizuese
Albeu.com
Ministri i Financave Ridvan Bode ka reguar pas deklaratave të kreut të PS-së Edi Rama se ndyrshimet në buxhet do të thellojnë më tepër krizën. Në një konferencë për shtyp ministri Bode theksoi se deklaratat e Ramës janë thirrje destabilizuese të pashpresa për opozitën.
"Rama shtrembëron të vërtëtën duke theksuar se shkurtimet në buxhet kapin shifrën prej 25 përqind ku këto shkurtime kapin vetëm vlerën 9 përqind" theksoi Bode duke theksuar se të gjitha informacionet janë në dispozicion të publikut por jo me formatin dhe me të dhënat që do të donte Rama.

Ai theksoi gjithashtu se vetëm përpara një jave FMN deklaroi se Shqipëria pati një rritje të madhe nga sa ky institucion kishte menduar duke theksuar se ekonomia shqiptare vijon të mos përfshihet në krizë dhe se ajo ka pasur rritje.

"Ne nuk kemi tabu ndryshimet e buxhetit apo të ligjeve për në performancë sa më të mirë të financave publike por zoti Rama duhet të angazhohet për një buxhet të Bashkisë së Tiranës të cilin nuk e ka ende" theksoi më tej Bode.
Shtuar më 20/07/2010, ora 18:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori