Bode: Shqiperia shmangu uljen ekonomike
Albeu.com
Ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar se ekonomia shqiptare nuk u përfshi në vorbullën e krizës ekonomike që përfshiu gjithë rajonin. Duke folur në seancën plenare të Kuvendit për ndryshimet në buxhet për 6 mujorin ...... e dytë të vitit 2010 Ministri Bode theksoi se me anë të këtyre ndryshimeve do të korrigjohen disa elemente të buxhetit që përballen me tensione të zgjatura dhe krizën botërore.

Sipas tij ekonomia e vendit nuk u përfshi nga kriza globale falë politikave fiskale që ndoqi qeveria shqiptare dhe se u morën të gjitha masat për të përshpejtuar rritjen ekonomike pozitive dhe financat e vendit të mos shkojnë dëm.

"Shqipëria shmangu uljen ekonomike gjatë vitit 2008-2009 theksoi Bode duke shtuar se nga të dhënat e fundit vendi ynë ka një ekonomi të fortë.

Ai theksoi se gjatë vitit 2009 ekonomia pati një rritje prej 3.3 përqind dhe për tremujorin e parë të vitit 2010 pati një rritje prej 2.2 përqind edhe pas një periudhe stresi.
Shtuar më 19/07/2010, ora 10:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori