Bode në Devoll: Qeveria industrializoi bujqësinë
Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi sot se Partia Demokratike rriti mirëqënien familjare të shqiptarëve. Gjatë një takimi me mbështetësit e tij në Devoll, Bode u shpreh se qeveria mbështet bujqësinë që të rrisë më tej mirëqënien e fermerëve.


“Bujqësia është industrializuar, prodhimi bujqësor vetëm në Devoll në 8 vite u rrit 2.3 herë. Do të mbështesim dhe do të subvencionojmë industrinë bujqësore. Heqja e TVSH për makineritë bujqësore u bë për të rritur rendimentin e tyre. Javën e ardhshme do ndryshojmë tatimin me plehrat kimike, farnat, fidanët, rracat në gjedhë e të imta. Efekti vjetor në buxhet është mbi 150 milionë euro” tha Bode. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2013, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori