Ngjela përplaset me zv-ministrin: Ty të ka sjellë Edi Rama, shko paguaj policët

Një debat i fortë është zhvilluar në Open në Top Channel mes avokatit Spartak Ngjela dhe zv-ministrit Julian Hodaj.

Debati nisi kur avokati tha se struktura e re e krijuar OFL nuk është strukturë ligjore. ‘Nuk e njeh ligji këtë strukturë. Kjo u bë për të sfomuar SPAK-un’- tha Ngjela.

Ti se ke lexuar as aktin normative dhe nuk ke lexuar ligjin- ndërhyri Hodaj.

Mos më ndërhy, ti nuk je askush. Të ka sjellë Edi Rama ty. Nuk je askush ti të bësh debat me mua’- vijoi debatin Ngjela.

Këta kanë punuar me mafian e ndërtimit. Çfarë bëjnë me këta, marrin 10 vetë i arrestojnë dhe me ato që kanë bashkëpunuar nuk i arrestojnë dot. Është stukturë e panevojshme që synon të sfumojë SPAK-un që të shpëtojnë veten- tha Ngjela.

Por SPAK-u është krijuar. Ka kryetarin dhe 8 prokurorë brenda saj- iu kundërpërgjigj Hodaj.

Nuk është institucionalizuar akoma se duhet të presë Byronë Kombëtare të Hetimit. Shko paguaj policët se i keni lënë në mëshirë të fatit. S’jam këtu për të bërë debat me ju- iu kundërpërgjigj Ngjela.


Shtuar 3.02.2020 21:02