Bocevski: Njoha e Kosovës interes kombëtar dhe shtetëror
Albeu.com
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje evropiane, Ivica Bocevski deklaroi të hënën se Maqedonia ka njohur pavarësinë e Kosovës për shkak të interesave kombëtare dhe shtetërore të vendit dhe qytetarëve të saj.“Lidhur me këtë nuk jemi nisur nga matematikat apo kalkulimet me Serbinë, por as edhe nga matematikat dhe kalkulimet me Kosovën, por as me cilindo tjetër në botë. Jemi udhëhequr nga interesat e njëanshme kombëtare dhe shtetërore”, deklaroi zëvendëskryeministri Bocevski.

Sipas tij, ky hap i ndërmarrë vetëm ka të bëjë me njohjen e realitetit që gjatë kohë tanimë ekziston në Ballkan. Për marrëdhëniet me Serbinë, Bocevski pret që dy vendet të vazhdojnë edhe më tej në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane. (ina-albeu)
Shtuar më 14/10/2008, ora 14:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori