Nuk e ka gjetur veten te Man.United, ylli holandez kërkon largimin

Mesfushori holandez i Manchester United, Donny van de Beek po mendon largimi nga skuadra e “djajve të kuq”.

Ish ylli i Ajaxit vazhdon të mos gjejë formën nën urdhrat e Solskjaer duke bërë vetëm dy paraqitje si titullar në Premeirligë, edhe pse në kohën e fundit ka probleme me dëmtimet.

Van de Beek kaloi në “Old Trafford” si lojtar mjaftë premtues, por mesa duket pritet të largohet gjatë verës së ardhshme

Sipas Dailu Star, holandezi do bisedojë me zëvendësdrejtorin, Ed Woodward për kohën e pamjaftueshme dhe do kërkojë largimin në verë.

Shkaku i formës jo të mirë, Van de Beek rrezikon edhe pjesëmarrjen në Evropianin me Kombëtaren e Holandës.

Mesfushori ka zhvilluar 26 paraqitje për United në të gjitha garat duke shënuar një gol në Premierligë dhe dhuroi një asistim në Kupën e Anglisë.


Shtuar 16.03.2021 09:26