Bobo çfarë kam bërë! Zbulohen SMS e Ritvan Zykajt me vëllain pak pas masakrës
Pëlqej
Gjatë marrjes në pyetje të vëllait të Ritvan Zykajt, Hoveljandos, policia ka zbuluar edhe mesazhet që ata kishin shkëmbyer me njeri-tjetrin.

Gjatë kohës që ata ishin në arrati, vëllai i Ritvanit që është tre vjeç më i madh se ai, e pyeste se ku ndodhej, ndërsa merrte përgjigje se gjendej përreth fshatit.

Një moment, Ritvani i shkruan: Bobo çfarë kam bërë!

Gjatë kontrolleve të kryera, policia mundi të arrestojë Ritvann Zykajn, autorin e vrasjes së tetë personave në Resulaj, në një zonë të quajtur "Çezma e misrit" rreth 3 kilometra larg shtëpisë së tij.

Mësohet se në momentin e arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë duke ngritur duart lart, ashtu siç e kishte urdhëruar policia. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2018, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori