BMW angleze përplaset me ambulancën, infermierja niset me helikopter drejt Traumës
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku një automjet BMW X5 me targa angleze është përplasur me ambulancën e spitalit “Stefan Mekshi”.

Si pasojë, a mbetur e plagosur rëndë infermierierja e ambulancës, e cila është transportuar në gjendje të rëndë për jetën drejt spitalitTraumës.

Sippas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit në kryqëzimin e lagjes nr.3 , teksa ambulanca kishte shkuar për të marrë një pacient i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth ores 04:21, në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja nr.2, Sarandë, një autoambulancë e spitalit të Sarandës me drejtues shtetasin A.K., 54vjeç, banues në Sarandë është perplasur me mjetin tip BMW, me drejtues shtetasin K.K., 24 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja A.R., rreth 58 vjeçe, në gjëndje të rëndë shëndetsore Ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar lehtë jashtë rrezikut pë jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shtuar më 21/09/2020, ora 08:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori