Bluzat e bardha në protestë: Mos mbyllni Urgjencën!
Mjekët e Urgjencës së Tiranës sot kanë firmosur një peticion të cilën ia kanë dërguar kryeministrit Rama, ku kundërshtojnë shkrirjen e Urgjencës.

Bluzat e bardha kanë firmosur një peticion, të cilin ia kanë dërguar kryeministrit, Kuvendit dhe Ministrit të Shëndetësisë, përmes të cilit kundërshtojnë shkrirjen e Urgjencës së Tiranës.

"Do ta shkrijnë institucionin, na e komunikuan verbalisht, jo me urdhër. Na kanë shpërndarë në tre spitalet terciare. Ne jemi mjekë, familje patologë, nuk jemi për spital terciar”, kanë deklaruar mjekët, duke shtuar se atyre nuk u është njoftuar asnjë strategji. Ata akuzojnë më tej se shkrirja e shërbimit bëhet pasi është thënë se toka do shfrytëzohet për pallat. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2016, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori