Blushi vë në “lojë” Braçen me një gjëegjëzë, deputeti i PS-së: Ti s’ke gojë të flasësh
Séanca e sotme plenare pavarësisht se u duk se do të ishte një ditë e qetë dhe pa shumë debate, në të vërtetë po shoqërohet me debate dhe batuta deputetëve Ben Blushi dhe Erjon Braçe.

Koncesionet e dhëna nga qeveria e PD dhe qeveria aktuale duket se kanë shkaktuar debatin mes dy deputetëve. Ben Blushi tha se vetëm në vendin tonë ndodh që një qeveri të taksojë “më shumë trurin sesa dhjamin”.

“Kjo qeveri takson më shumë trurin se dhjamin. Vetëm këtu ndodh. Sollëm para 3 javësh këtu një amendament për minimumin jetik, për nxjerrë mijëra familje nga varfëria. Por as në komision nuk e fute. Varfëria luftohet duke i marrë më shumë evazorëve, e duke iu dhënë atyre që nuk kanë. Varfëria nuk luftohet me procedurë”, tha Blushi.

Deputeti Blushi i drejtoi një gjegjëzë kolegut Braçe, gjë e cila ngjalli edhe më shumë reagim nga pala tjetër.

“Po të them një gjëegjëzë, shpresoj të më japësh një përgjigje:
Unë kam një mace, ta fal ty. Macja që të kam falur ty kafshon rastësisht Taluantin, Kush e ka fajin, unë, ti, taulanti apo macja?”, tha Blushi.

Fjalën pas Blushit e mori sërish Braçe i cili akuzoi drejtëpërdrejtë Blushin se sipas tij është vetë ai që i ka votuar këto ligje.

“Meqë me adresove një gjëegjëzë, por të adresoj një gjë më të thjeshtë: të lexosh. Hyr në faqen e ministrisë të Financave, dhe lexo ligjin për tatimin e të ardhurave. Unë e di që lexon librat e tu, por lexo edhe ligjin. Unë kam një qëndrim timin për koncesionet.

Unë në këtë sallë nuk kam votuar asnjë koncesion. Por edhe pse ti dole kundër, unë prapë kam votuar kundër koncesioneve. Unë çohem këtu, dhe them se ti nuk di asnjë gjë për koncesionet, se po të kishe, do të kishe bërë minimumin e diferencës, midis koncesionit të skanimit që ngarkon buxhetin e shtetit, që ti e ke votuar dy herë kur ishte në këtë krah, unë nuk e kam votuar. Tani çohu këtu dhe më trego një koncesion të miratuar nga kjo qeveri që ngarkon me barrë edhe buxhetin e shtetit edhe qytetarin. Por ti nuk e kupton”, -tha Braçe./albeu.com/

Shtuar më 23/02/2017, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori