Blushi: Unë flas si Berisha?
Deputeti rebel Ben Blushi duket se e ka një përgjigje për ata që i thonë se flet si Berisha. Gazetari Ylli Rakipi e pyeti deputetin socialist në lidhje me akuzën që i bëhet nga brenda PS se me kritikat e tij flet njëlloj si Berisha.

Për këtë Rakipi i kujtoi një shprehje të Taulant Ballës që tha se janë 3 B (Berisha, Basha dhe Blushi). Për këtë Blushi tha se është e gjitha pa sens.

“Kjo është si të them unë që e ke kollaren e kuqe dhe ne bëjmë një emision për një budallallëk”.

Ai shtoi më tej se nuk do të bjerë në grackën e kësaj loje.

“Këta janë njerëz që s’janë në referencë, këta s’kanë mendim, këta kanë gjuhë.

Unë bëj debat me njerëz që kanë mendim. Këta që më citove s’kanë mendim, por vetë gjuhë.

Mendimin e kanë të deleguar. Ka dy lloj palë qeniesh, një palë qeniesh që mendojnë me kokën e vete dhe një palë qeniesh që mendojnë me kokën e shefit. Këta s’kanë kokën e vete. A ka arsye që unë të bind shqiptarët se unë nuk jam Sali Berisha? Po i futa kësaj rruge, nuk mbaroj”, tha më tej Blushi. /albeu.com/



Shtuar më 10/06/2016, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori