I ngacmoi të dashurën kamariere, i riu vret babain e dy fëmijëve (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin grek Chios.

Sipas burimeve nga mediat greke, një 28-vjeçar ka vrarë për vdekje me thikë një 40-vjeçar, në orët e para të mëngjesit.

Mediat greke shtojnë gjithashtu se autori ka sulmuar me thikë viktimën për arsye xhelozie.

Për pasojë i riu ra në prangat e policisë, ndërsa pak më herët pranoi krimin, duke thënë se vrau 40-vjeçarin sepse ky i fundit i ka ngacmuar të dashurën. Vrasja ka ndodhur në lokalin bar-kafe ku autori punonte me të dashurën e tij.

Autori, Tedis Micos

Viktima kishte shkuar për të konsumuar alkool në lokalin ku dyshja punonte dhe teksa ishte duke pirë, sipas dëshmitarëve që ndodheshin atje, ka nisur të ngacmojë të dashurën e autorit teksa ajo u ka shërbente pijeve klientëve të lokalit.

Viktima, Chrysovalantis Alexandris

Më pas ka nisur një përplasje verbale mes viktimës dhe autorit , për pasojë mes tyre ka ndodhur dhe sherri, ku 28-vjeçari Tedis Micos ka marrë thikën dhe ka plagosur për vdekje 40-vjeçarin.

Viktima Chrysovalantis Alexandris është baba i dy fëmijëve. Burri fatkeq u zgjodh këshilltar lokal në fshatin e tij në vitin 2010.